E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta e 7 tetorit , Belind Këlliçi dhe Grigels Muçollari takim me demokratët e Tiranës
Lajme

Protesta e 7 tetorit , Belind Këlliçi dhe Grigels Muçollari takim me demokratët e Tiranës

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi dhe anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari, mbajtën takim me strukturat, anëtarët dhe demokratët në Kryeqytet, njësia 7, në prag të marshimit të 7 tetorit.

Këlliçi dhe Muçollari shkëmbyen ide, dëgjuan revoltën dhe panë gadishmërinë e demokratëve për të rezistuar, në kushtet e krizës politike që ka krijuar qeveria. Protesta e parashikuar për të hënën pasdite, shihet si një moment i fortë kthese.

Belind Këlliçi u shpreh se pakënaqësia është shumë e madhe ngado, dhe tek socialistët e ndershëm, të cilët presin që Opozita të sjellë ndryshimin.

Drejtuesi politik i Tiranës sapo është kthyer nga një vizitë në Shtetet e Bashkuara, ku pati rastin të takohet me Presidentin Trump. Ai i siguroi demokratët, se PD nuk është e izoluar siç propaganda tenton të imponojë.

Grigels Muçollari u shpreh se data 7 tetor është momenti për të treguar rezistencë ndaj rënies së Kushtetutës, dhe momenti për t’i kthyer dinjitetin qytetarëve të nëpërkëmbur nga qeverisja e keqe.

“Është radha jonë”, tha Muçollari duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive.

Çfarë është 7 tetori?/ Belind Këlliçi dhe

Protesta e 7 tetorit vjen në kohën kur kriza politika është thelluar, nga aktet arbitrare të qeverisë, me përndjekjen gjyqësore të Opozitës, me refuzimin për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ndëshkimin masiv të deputetëve të PD në Parlament.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.