E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi i përgjigjet Peleshit për incidentin e Mziut me Ekonokin: Rezistenca mjeti i vetëm që i ka mbetur opozitës
Lajme

Bardhi i përgjigjet Peleshit për incidentin e Mziut me Ekonokin: Rezistenca mjeti i vetëm që i ka mbetur opozitës

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, ka reaguar ndaj kolegut të tij socialist Niko Peleshi, i cili e konsideroi si tejkalim të çdo kufiri cënimin fizik të ligjvënëses Milva Ekonomi nga Xhelal Mziu dhe Ina Zhupa. peleshi në reagimin e tij tha se dhuna ndaj deputetëve, stafit të Kuvendit, Gardës apo ushtrisë është absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme.

Por Gazment bardhi duke iu përgjigjur Peleshit shprehet se kurrë ska ndodhur që dhunuesit ta shesin veten si viktima; trafikantët si shenjtor e denoncuesit si kriminel; të korruptuarit si deputetë të nderuar dhe deputetët e nderuar si të padenjë për të ushtruar mandatin e tyre; apo kriminelët si shtetar që po bëjnë shtet.

“Urdhërojnë Gardën të dhunojnë opozitën dhe keqpërdorin deputetet e PS për të provokuar kolegët e tyre që janë në të drejtën e vet për tu mos u penguar pa ligj të ushtrojnë mandatin që i kanë dhënë qytetarët, dhe më pas thonë se duhet dialog.

Me dhunuesit nuk mund të ketë dialog, me antiligjin nuk mund të bisedosh, me provokuesit nuk mund të arsyetosh. Rezistenca dhe mosnënshtrimi është i vetmi mjet që i ka mbetur deputetëve të opozitës.

Apeloj çdo koleg të mazhorancës që privatisht e cilëson Edi Ramën si Saddam Hussein shqiptar, që të mos keqpërdoret kundër deputetëve të opozitës dhe të mos i nënshtrohen metodave autoritare të Edi Ramës kundër opozitës. Në të kundërt, shumë shpejt do jetë rradha e tyre të jenë viktima të Saddam Hussein shqiptar – Edi Ramës.

Prej kohësh Edi Rama dhe metodat e tij antidemokratike kundër qytetarëve dhe opozitës janë shndërruar në një rrezik kombetar”, thekson Bardhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.