E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Namik Simirxhiut, në burg për inceneratorin e Tiranës
Lajme

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Namik Simirxhiut, në burg për inceneratorin e Tiranës

Namik Simixhiu i cili mbahet në burg për inceneratorin e Tiranës, ankimoi në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit të Posaçëm, që e riktheu atë në qeli.

Treshja gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici rrëzuan rekursin e paraqitur nga Simixhiu duke lënë në fuqi vendimin e Apelit, të datës 5 korrik të këtij viti.

Shkalla e Parë la të lirë Simixhiun, duke i ndryshuar masën nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”, vendimi i cili u kundërshtua nga Prokuroria e Posaçme.

SPAK e anikimoi vendimin e GJKKO në Apel dhe kërkoi rikthimin në qeli të Simixhiut, kërkesë që u pranua nga togat e zeza.

Namik Simixhiu u arrestua në datë 8 dhjetor të vitit 2023, ku SPAK lëshoi 15 urdhër arreste për inceneratorin e Tiranës.

Ky i fundit ishte anëtar në komisionin për koncesionin e inceneratorit të Tiranës, bashkë me Pëllumb Abeshin, Erjon Muratajn, Sidita Temalin, Etleva Kodin dhe Taulant Tushen, ndërsa kryetare ishte Valbona Ballgjini.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.