Kuqezinjtë thyhen në Pragë
Kombëtarja shqiptare e futbollit del me disfatë në Pragë me Çekinë në ndeshjen e tretë të Grupit B1 të Ligës së Kombeve.
Pjesa e parë mbyllet me avantazhin 1-0 të vendësve (Chory 3’), teksa në të dytën realizohet një tjetër gol.
⚽️GOAL | Czechia 1-0 Albania | Chory
Chory opens scoring!pic.twitter.com/6GASs9O2hr
— Goals Xtra (@GoalsXtra) October 11, 2024
Shqipëria inekzistente në Çeki. Kuqezinjtë janë mposhtur me rezultatin e pastër 0-2 në “Epet Arena”.
Djemtë e drejtuar nga Silvinjo e panë veten në disavantazh që në minutën e 3 të takimit. Goli i vetëm i 45 minutëshit të parë u realizua në minutën e 3. Gabim i pafalshëm në prapavijën kuqezi! Një harkim nga e majta i Shulc gjeti Çorin në qendër ku ai provoi dy herë dhe në tentativën e dytë gjeti rrjetën e Strakoshës.
Kuqezinjtë pësuan golin e kapitullimit në minutën e 63. Në aksion të ngjashëm me të parin. Këtë herë topi erdhi nga e djathta dhe Çorin me kokë mposhti Strakoshën.
Në minutën e 63-të sërish Chory shënon me kokë, duke dyfishuar shifrat.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



