E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-kryebashkiaku i Pogradecit, Eduart Kapri në përsëri në telashe me drejtësinë
Lajme

Ish-kryebashkiaku i Pogradecit, Eduart Kapri në përsëri në telashe me drejtësinë

Ish-kryetarit të bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, nuk i ndahen telashet me drejtësinë. Sapo iu mbyll një çështje, atij ju hap një tjetër kapitull hetimor.

Top Channel raporton se ish-kryebashkiaku Kapri është marrë i pandehur sërish dhe ndaj tij është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me dy punonjës të tjerë të bashkisë së Pogradecit.

Hetimi ndaj ish zyrtarit të pushtetit lokal ngre dyshime për tejkalimin e zgjatjes së afatit të një lejeje, për të cilën nga afati deri në 2015 është firmosur në 2017.

Hetimi i ish kryebashkiakut vjen jo shumë kohë pasi ai u shpall i pafajshëm nga gjykata e Apelit Antikorrupsion, së bashku me vartës të hetuar për shkelje të barazisë në tendera. Për këtë hetim Eduart Kapri mori dy pafajësi në të dyja shkallët e gjyqësorit e së bashku me të edhe një ish drejtoreshë dhe një ish koordinator, që SPAK i akuzoi për një tender për dru zjarri dhe për mbylljen e tre shkollave të miratuara si qendra votimi. Në atë kohë ndaj Kaprit si edhe ndaj cdo zyrtari pati hetim pasuror, që u mbyll pa ngritje akuze dhe pa dyshime ndaj tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.