SPAK dorëzon 333 fashikuj në gjykatë kundër ish-kryeministrit dhe dhëndrit të tij
Ish-kryeministri Sali Berisha përfundon në gjykatë për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”
Dy prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai, kanë përfunduar hetimet mbi çështjen e privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani” dhe kanë dorëzuar dosjen në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Ata kanë paraqitur 333 fashikuj me prova kundër Sali Berishës, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, ndërtuesve Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja, dhe financieres Andia Pustina.
Gjykata do të hedhë shortin për të caktuar gjyqtarin paraprak, i cili do të vendosë nëse dosja përmbush kushtet për gjykim. Akuzat përfshijnë korrupsion pasiv dhe pastrim parash, me dënime të mundshme që variojnë nga 12 deri në 27 vite burg për të pandehurit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



