Tomorr Alizoti thirrje Berishës: Doktor ndaj mendjen, lini recitimet, vazhdoni veprimet!
Deputeti Tomor Alizoti i ka bërë thirrje kreut të PD-së Sali Berisha dhe organizatorëve të protestës para Bashkisë së Tiranës, të lënë recitimet dhe të vazhdojnë me veprimet.
Alizoti ka theksuar në protestën para Bashkisë se Shqipëria është në diktaturë dhe Ramës duhet t’i dridhet zëri.
Dhe, që kjo të ndodhë, sipas Alizotit duhen protesta.
“Doktor ndaje mendjen çfarë do bësh. Lini recitimet vazhdoni veprimet, shqiëpria është në diktaturë. Edi Ramës duhet t’i dridhet zëri. Rama mundet me protestë. Ndajeni mendjen”, tha Alizoti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



