Klodiana Lala: SPAK mund ta mbërthejë Veliajn me hetimin pasuror, është i detajuar
Gazetarja Klodiana Lala foli thotë se po vijojnë hetimet e SPAK-ut ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Lala tha se SPAK mund ta mbërthejë Veliajn me hetimin pasuror, i cili sipas saj, po bëhet në mënyrë të detajuar.
“Një çështje kryesore është kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, ku është fokusuar hetimi pasuror. Me sa po kuptoj e vetmja mundësi që SPAK mund ta mbërthejë është hetimi pasuror. Ka hetim shumë të detajuar, i ngjashëm me hetimin e zotit Ahmetaj. Nuk pati detaje për inceneratorët, por mënyra se si dyshohej se kishte bashkëpunuar, SPAK e akuzoi se kishte përfituar rryshfet. E njëjta praktikë po ndiqet edhe për zotin Veliaj, po hetohet rrethi i tij familjar”, u shpreh ajo në një dalje televizive.
Gazetarja deklaroi se hetimi pasuror i Veliajt është një dosje që po trajtohet veçmas nga SPAK-u.
“Për inceneratorin e Tiranës nuk janë mbyllur hetimet. Është një fraksion. Faza e parë, janë dy grupime, korrupsioni që dyshohet se kanë kryer, Mërtiri, Zoto, etj. Ka edhe një fraksion. Por veçmas për zotin Veliaj është hetim pasuror”, theksoi Lala.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



