Veliaj merr si mbikëqyrës biznesmenin e arrestuar për mashtrim me punimet, e shpërblen me 52 MLN lekë
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka rrënjosur thellë një sistem të korruptuar në Bashkinë e Tiranës, ku abuzimi me fondet publike është bërë normë. Pas arrestimit të disa prej drejtorëve të tij, ka dalë në dritë një rrjet i mirëstrukturuar i përbërë nga drejtorë, mbikëqyrës dhe biznesmenë të lidhur ngushtë me të. Këta individë marrin përsipër përgjegjësinë e firmosjes dhe manipulimit të faturave, duke mbuluar me dokumentacion të rregullt skemat e abuzimit.
Një shembull i qartë është tenderi për “Studim Projektim Loti I: Mbikëqyrja e punimeve për ndërtimin e tregut të produkteve ushqimore (Tirana Agriculture)”. Ky tender, me vlerë 4.3 miliardë lekë (pa përfshirë TVSH), i është besuar oligarkut Lush Osmani dhe kompanisë “SHPRESA-AL”. Për mbikëqyrjen e punimeve për një periudhë prej një viti e gjysmë, do të paguhen plot 52 milionë lekë.
Edhe ky prokurim është shoqëruar me shkelje dhe është klasifikuar nga Open Data Albania me “Flamurin e Kuq”, një tregues i rrezikut për korrupsion. Pavarësisht se ishin paraqitur shtatë oferta, komisioni i Veliajt përjashtoi të gjitha kompanitë përveç fituesit të paracaktuar, “IMES-D”. Kjo kompani nuk kishte ofertën më të lirë, por ky fakt u injorua, sepse kryebashkiaku kërkonte një njeri të besuar.
Fituesi i këtij tenderi, Ibrahim Dragoshi, është një biznesmen me një të kaluar problematike. Në vitin 2022, ai u arrestua për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim të lidhur me ndërtimin e godinës së Prokurorisë së Elbasanit. Megjithatë, ai vazhdon të përfshihet në prokurime publike, falë mbështetjes nga zyrtarë të lartë si Veliaj.
Në një tjetër skandal, Veliaj ka dhënë pa garë edhe tenderin për studimin dhe projektimin e tregut të ri ushqimor, me vlerë 66 milionë lekë. Pavarësisht interesit të gjashtë kompanive, fituesi ishte i paracaktuar që në fillim, dhe kontrata iu dha firmës “INSTITUTI DEKLIADA-AL”. Kështu, ndërtimi i tregut është shndërruar në një proces të kontrolluar dhe të manipuluar për përfitime të paligjshme.

Punimet për këtë tender kanë nisur me shkelje dhe ashtu po vazhdojnë, pasi edhe ky prokurim ka marrë “Flamurin e Kuq” nga Open Data Albania. Kjo është shenja treguese e riskut të korrupsionit.
Gara është lënë e hapur për 15 ditë dhe gjatë kësaj kohe janë dorëzuar 7 oferta të ndryshme, mjaftueshëm për të zhvilluar një garë të rregullt, gjë të cilën në fakt Veliaj nuk mund ta tolerojë.
Tenderat e Veliajt të gjithë mbajnë “Flamurin e kuq”, sepse në këtë mënyrë kërkon të kthejë në normalitet abuzimin dhe shkeljen e ligjit. Shohim në dokumente se komisioni i Veliajt i ka përjashtuar nga gara të gjithë pjesëmarrësit përveç fituesit.
IMES -D nuk kishte ofertën më të lirë, por as këtë fakt nuk e mori për bazë komisioni i Veliajt. Kryetari kërkon një njeri të besuar për këtë punë, prandaj nuk pyet për paratë. Kështu pa garë fare tenderi i është dhuruar kësaj firme me pronar Ibrahim Dragoshin. Kryetari Veliaj e gjen fjalën vazhdimisht me të tillë biznesmenë që janë të sprovuar në korrupsion dhe kanë pasur probleme me ligjin në të kaluarën.
Në vitin 2022, Dragoshi u arrestua për shkak se ishte i përfshirë në listën e biznesmenëve që falsifikuan dokumentet dhe mashtruan me punimet për godinën e Prokurorisë së Elbasanit. E kuptoni ku shkon guximi, këta s’e kanë problem të shkelin ligjin nën hundën e prokurorisë!
“Ibrahim Dragoshi, me profesion inxhinier, i dyshuar për kryerjen e veprës penale te “Mashtrimi me pasoja të rënda” parashikuar nga neni 143/3 i K. Penal dhe “Falsifikimit të dokumenteve” të parashikuar nga neni 186/2 I K.penal dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”, parashikuar nga neni 143/3 I Kodit Penal të kryer në bashkëpunim”, thuhet në dosje për arrestimin e biznesmenit.
Dragoshi dhe bashkëpunëtorët e tij ja hodhën paq dhe tashmë i janë futur me kokë aferave me prokurimet me zyrtarët e lartë si Erion Veliaj.
Ndërkohë, edhe tenderin për studimin dhe projektimin e ndërtimit të tregut Veliaj e ka dhënë pa garë .
Bëhet fjalë për prokurimin me objekt Studim Projektim “Ndërtimi i tregut për shitjet me shumice dhe pakice te produkteve ushqimore (Tirana Agrikulture) – Faza III-të” dhe fond limit 66 milionë lekë. Bëhej fjalë për 5 muaj punë dhe duke qenë se vlera e fitimit ishte e lartë shfaqën interes 6 kompani. Por, 5 prej tyre shërbyen vetëm si pjesëmarrës formalë, sepse Veliaj e kishte paracaktuar fituesin! Prandaj shohim që në mungesë të konkurrencës, i është dhuruar kontrata firmës “INSTITUTI DEKLIADA – ALB”.
Kështu i gjithë procesi i ndërtimit të tregut është kthyer në një vorbull që thith para në shkelje flagrante të rregullave të prokurimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



