E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha reagon për arrestimin e ish-deputetit të PS-së: Jurgis Çyrbja njihet si përfaqësues i klanit mafioz Avdylaj, por s’është peshku i madh
Lajme

Berisha reagon për arrestimin e ish-deputetit të PS-së: Jurgis Çyrbja njihet si përfaqësues i klanit mafioz Avdylaj, por s’është peshku i madh

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas arrestimit të ish-deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja, i dyshuar për lidhje me bandat kriminale të Durrësit.

sali berisha

Berisha u shpreh se Jurgis Çyrbja njihet si  përfaqësues i klanit mafioz Avdylaj, por theksoi se ai nuk është peshku i madh.

“Ka dërguar dy herë mandatin e tij në Parlament, rasti Çyrbja është rasti që fakton në mënyrë më të pakundërshtueshme, faktin se në Shqipëri vendimmarrës numër 1 është krimi”, tha kryedemokrati.

Sali Berisha: Kërkoj dorëheqjen e menjëherë dorëheqjen e kreut të organizuar në pushtet, Edvin Kristaq Rama, i cili është autor kryesor i ndërtimit dhe angazhimit të tij direkt të piramidës së krimit të Evropë.

Të dhënat e bëra publike sot nga mediat, për ish deputetin kriminel, Çyrbja, implikojnë direkt kreun e qeverisë së krimit, Edi Ramën.

Sepse është direkt Edi Rama njeriu që ka ngrënë dardhat e Çyrbes.

Jurgis Çyrbja i njohur botërisht si përfaqësues i klanit mafioz Avdylaj ka shpërblyer Edi Ramën së bashku me Avdylajt me tonelata dardha të krimbura. Ka dërguar dy herë mandatin e tij në Parlament, rasti Çyrbja është rasti që fakton në mënyrë më të pakundërshtueshme, faktin se në Shqipëri vendimmarrës numër 1 është krimi.

Familja mafioze Avdylaj, jo vetëm kandidoi Çyrben si përfaqëues të vetin në Parlament por di diktoi Ramës, i cili kryesoi listën e Durrësit në zgjedhjet e fundit, ta vendosë atë pikërisht burrin e dytë në listë pas vetes, apo të tretin pas një zonje që e detyronte ligji.

Pra kemi të bëjmë me diktatin e plotë të klanit mafioz Avdylaj, jo vetëm për futjen në listë por dhe renditjen në dytë pas Ramës, të gjinisë mashkullore, në listën e Durrësit. Rama duhet të japë dorëheqjen e menjëhershme sepse ka ngrënë dardhat e një njeriu që përfaqësonte klanin më të rrezikshëm, që strehonte dhe fshihte vrasësin e Prengës.

Mos harroni se Çyrbja nuk është peshku i madh, peshqit mëdhenj janë sipër fare, peshkaqeni është Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.