E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jorida Tabaku flet për skemën e pensioneve: Qeveria iu dha pensionistëve 5 herë më pak se oligarkëve
Lajme

Jorida Tabaku flet për skemën e pensioneve: Qeveria iu dha pensionistëve 5 herë më pak se oligarkëve

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka komentuar deklaratat e qeverisë mbi pensionet.

Sipas Tabakut janë thjesht në shoë i radhës i cirkut lëvizës që me telekomandë u urdhërua që 780,000 pensionistë duhen takuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se qeveria socialiste e ndryshoi buxhetin në shtator 2024 dhe u dha 73 mln euro PPP-ve më shumë sesa në fillim të vitit ndërsa pensionistëve u dhanë 5 herë më pak sesa oligarkëve.

“Përmallimet e ministreshave e deputetëve për pensionistët janë thjesht shou i radhës i cirkut lëvizës që me telekomandë u urdhërua që 780,000 pensionistë duhen takuar.

Politikanët flasin me akte dhe e vërteta është komplet ndryshe.

Qeveria socialiste e ndryshoi buxhetin në shtator 2024 dhe u dha 73 mln euro PPP-ve më shumë sesa në fillim të vitit!

Rishikuan buxhetin dhe i dhanë pensionistëve 5 herë më pak se sa oligarkëve.

Qeveria e pakicës!”, shkruan Tabaku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.