Rama nga New York: Pandëshkueshmëria ka marrë goditje vdekjeprurëse
Prej dy ditësh kreu i qeverisë Edi Rama ka udhëtuar familjarisht drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në takimin me shqiptarët e New York-ut. Teksa takimi pritej të niste në orën 11.00 është përballur me protestën e dhjetëra shqiptarëve që e pritën me pankarta në duar por pa arritur të frenojnë takimin e tij.
Kreu i qeverisë që në nisje të fjalës së tij ka dalë direkt në temë duke ju kërkuar bashkëatdhetarëve në Amerikë votën për të qeverisur në Shqipëri. I jep përgjigje akuzave të opozitës për ndeshjen e basketobollit. Rama tha se në NBA isha me ftesë. Se ju e dini që ato bileta nuk ka Zot që i ble dhe se pas Akademisë se Manchester Cityt do bej Akademi NBA në Durrës”- tha Rama. Kreu i qeverisë tha se kjo është një ditë e posaçme që ndodhem këtu jo vetëm thjesht si bashkatdhetar apo qytetar me të drejtë vote në Shqipëri, por edhe si votues për herë të parë nga këtu në Amerikë. “Më është dashur të përpiqem gjatë bashkë me kolegët e PS dhe të ndjehem i sëkëlldisur gjatë këtyre viteve kur kanë ardhur zgjedhjet, por jo mundësia juaj për të zgjedhur. Tashmë ky është një premtim i mbajtur për t’ju thënë se dua votën tuaj nga Amerika për ta bërë Shqipërinë 2030 anëtare të BE. Për ta ngritur flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel krah flamujve të familjes evropiane që i kemi përkitur historikisht. Sot është dita për ta bërë së bashku historinë”-tha kreu i qeverisë në takimin me Diasporën në New York, SHBA.
Kryeministri Edi Rama nga SHBA në takimin me emigrantët e Nju Jorkut është shprehur se Reforma në Drejtësi ka qenë pjesë e programit të PS në zgjedhjet për mandatin e parë.

“Me votën e shqiptarëve në PS në pushtet udhëhoqëm një reforme të vërtetë në drejtësi, që nuk e ka bërë asnjë nga vendet e reja në BE e lëre më pastaj vendet e rajonit. Shqipëria po merr vlerësimet maksimale të BE dhe SHBA.
Jam krenar që me largpamësi, me kurajë dhe me vullnet të kreut bëmë atë që asnjë forcë politike dhe asnjë pjesë e pushtetit politik që nga 1921 nuk e ë bëmë dot. I hoqëm duart e pushtetit nga drejtësia dhe e bëmë me vetëdijen e plotë për koston e pashmangshme politike të goditjeve që drejtësia e re po jep dhe në vetë radhët tona, ku askush nuk është më i paprekshëm dhe cilido kërkohet nga drejtësia nuk merr asnjë lloj mbrojtje politike nga ne. Ky është investimi politik i PS dhe shprehja e besnikërisë tonë ndaj zgjedhësve që na votuan tre herë rreshta dhe do na votojnë për ta bërë Shqipërinë një shtet të së drejtës, ku barazia para ligjin vlen njësoj si për qytetarin e zakonshëm si për kryeministrin.
Dëgjoni sesa shumë përpjekje bëhen përmes kanaleve mediatike që reforma në drejtësi është blof politik ose se reformën në drejtësi e bëri amerikan dhe goditje e të të korruptuarve të paprekshëm i bëri Amerika. Amerika aty ishte dhe përpara ardhjes tonë në pushtet. Amerika është aty dhe për vende të tjera të rajonit. Si ka mundësi që nuk e solli më parë Amerika këtë peshqesh. Pse nuk e bëri Amerika në ndonjë vend tjetër, e cila i fshiu me një fshesë të hekurt një masë të madhe gjyqrarësh dhe prokurorësh?
Për të gjithë ata që duan ta shohin dhe ta dëgjojnë të vërtetën, dhe për çdo kënd që do të shikojë drejtë, e vërteta është e thjeshtë dhe e qartë. Ajo është shkruar në programin elektoral të për zgjedhjet e mandatit tonë të parë ku reforma në drejtësi ishte shënuar si angazhim prioritar. Për të gjithë ata që thonin sesi mund ta marrim këtë angazhim, kur në Kuvend duhen shumë më tepër vota? Unë përgjigjesha; jo vetëm duhet ta shkruajmë por duhet ta kthejmë në fiksim, se pa shembur pallatin e korruptuar të drejtësisë, të gjitha të tjerat nuk kanë asnjë vlerë. Është nevojë kombëtare që i ka ardhur koha”, tha Rama.
Sot historia e partisë në pushtet që orienton drejtësinë ka marrë fund
“Sot historia e partisë në pushtet që orienton drejtësinë ka marrë fund”- Rama nga New York: Pandëshkueshmëria ka marrë goditje vdekjeprurëse.
Edi Rama: Kultura e pandeshkueshmërisë ka marrë goditjen vdekjeprurëse të historisë sonë që prej themelimit të shtetit shqiptar në vitin 1912. Të gjithë shqiptarët dinë aq histori të shohin se që prej 1912 për herë të parë njerëz të veshur me pushtetin politik i janë nënshtruar forcës së ligjit të barabartë për të gjithë. Kurrë më parë një individ me profol të lartë politik nuk është dënuar nga një gjykatë e pakontrolluar nga politika. Të gjitha ata kanë qenë të dënuar politik të një drjtësie që ka qenë e urdhëruar nga partia në pushtet. Sot historia e partisë në pushtet që orienton dhe kontrollon drejtësinë ka marrë fund dhe unë jam krenar që me votën e shqiptarëve PS udhëhoqi një reform të thellë në drejtësi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



