Banka e Shqipërisë vendos rregulla të reja për kreditë konsumatore
1.Kufizimi i kredisë – Institucionet financiare jobanka nuk mund të japin më shumë se dy kredi konsumatore për të njëjtin huamarrës njëkohësisht.
2.Tavani i detyrimeve – Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave (DSTI) tani lejohet deri në 60% të të ardhurave mujore neto, duke përfshirë rastet e përjashtimit për individë me të ardhura të mjaftueshme për mbulimin e shpenzimeve të jetesës.
3.Kriteret për kredimarrësit – Institucionet duhet të vlerësojnë aftësinë paguese të huamarrësve, bazuar në të ardhura të qëndrueshme dhe historikun e pagesave, për të shmangur situatat e mbiborxhit.
4.Kufizime të tjera – Nuk lejohen kredi për persona nën 18 vjeç, për ata me aftësi të kufizuara në vendimmarrje, apo gjatë orarit 22:00-07:00.
5.Përcaktime për bashkëkredimarrësit – Aftësia paguese vlerësohet në bazë të të ardhurave të përbashkëta kur kredia merret nga më shumë se një individ.
Këto masa synojnë të garantojnë një administrim më të sigurt të kredive dhe të mbrojnë huamarrësit nga borxhet e tepërta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



