E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qytetari i kujton Fredi Belerit masakrën e Peshkëpisë, ja reagimi i eurodeputetit (VIDEO)
Lajme

Qytetari i kujton Fredi Belerit masakrën e Peshkëpisë, ja reagimi i eurodeputetit (VIDEO)

Ish-kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri ndodhet në Tiranë si pjesë e delegacionit të eurodeputetëve të Parlamentit Europian për të marrë pjesë në takimin e 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Shiko Videon🎥

Beleri ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit pas grupit të eurodeputetëve, teksa është përballur me praninë e madhe të mediave, por edhe akuza nga kalimtarë të rastit. Siç shihet në pamjet e siguruara , Belerit i kujtohet nga një qytetar Fatmir Shehu, oficeri i vrarë në Masakrën e Peshkëpisë, si dhe roja Arsen Gjini, një ngjarje për të cilën ka qenë i akuzuar. Po kështu ai është përballur me fyerje dhe akuza.

“Si ndihesh që e ke…Fatmir Shehun atje, si ndihesh? Po Arsen Gjinin zoti Beleri? Turp! O rrugaç kush të futi ty deputet?”, dëgjohen qytetarët, teksa Beleri nuk ka reaguar, por ka vijuar rrugën.

Më pas ai i është afruar derës së Kryesisë së Kuvendit për të hyrë brenda, por e ka gjetur të mbyllur. Takimet e eurodeputetëve me komisionet parlamentare kishin nisur ndërkohë.

10 eurodeputetë nisën takimet në kryeqytet, ku takimi i planifikuar të mbahej në Kryeministri me kreun e qeverisë Edi Rama, është mbajtur në hotelin ku eurodeputetët janë akomoduar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.