E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari Kikia e shikon të mërzitur Ramën nga arrestimi i Metës: Nuk ka më asnjë kundërshtar që ta përdorë në zgjedhje
Lajme

Gazetari Kikia e shikon të mërzitur Ramën nga arrestimi i Metës: Nuk ka më asnjë kundërshtar që ta përdorë në zgjedhje

Duke komentuar aktualitetin politik, gazetari Mentor Kikia, deklaroi në një emision se Edi Rama kishte Berishën dhe Metën rivalët më fantastikë për të bërë luftën e tij pasi ka fituar dy palë zgjedhje.

Tani me nxjerrjen e tyre nga skena politike, rriten shanset që persona të cilët nuk mbështetin Berishën dhe Metën, por nuk duan t’i japin Ramën një mandat të katërt, të mbështesin “opozitën e re.”

“Gjithë kësaj historie jam i prirur t’i shikoj anën pozitive. Ai grup njerëzish që shpreson ta tërheqë opozita e re…opozita e re është përgatitur të tërheqë njerëzit që nuk mbështetin Ramën, Berishën dhe Metën, dhe nuk janë pak. Me nxjerrjen e Berishës dhe Metës nga skena, krijon mundësi që ky grup që nuk mbështet Ramën për një mandat të katërt, të mbështesë këtë opozitë të re. Rama është i mërzitur me arrestimin e Metës sepse i bie tabela. Që thotë “unë para, këta të dy mbrapa”. Rama nuk ka rivalë tani që të tregojë me gisht. Rama kishte Berishën dhe Metën rivalët më fantastikë për të bërë luftën e tij. Me këta ka fituar dy zgjedhje. Vija e kuqe e evropianëve dhe ndërkombëtarëve ishte Berisha dhe Meta. Me rënien e dyshes Berisha Meta kush tha që ndërkombëtarët nuk mund të mbështesin opozitën pa Berishën kandiadat për kryeministër?”, tha ai në “Quo Vadis”.

Me arrestimin e zotit Meta dhe me “arrestin në shtëpi” të Berishës, opozita është në një realitet tjetër politik. Ka dy liderat e saj të burgosur, dhe për hir të së vërtetës këta janë dy njerëzit që shërbejnë si strumbullar për partitë e tyre. Unë besoj që nëse do dinë të kapin kursin e ri, PD dhe PL do mund të fitojnë një tjetër qasje edhe në raport me elektoratin ndhe në raport me ndërkombëtarët. Sado që Berisha dhe Meta shërbenin si strumbullarë të partive të tyre, ata ishin po aq pengesë për t’i çuar këto parti në pushet. Qytetarët sado që mund të jenë kundër një mandati të katërt të Edi Ramës, nuk do pranonin të mandatonin Berishën të rikthehej në pushtet dhe Metën për tu rikthyer në pushtet. Unë besoj se shqipatrët nuk do ta kenë në listën e votimit Berishën dhe Metën sado që ata vazhdojnë të drejtojnë partitë e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.