E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/ Do shembet shkolla  “Edith Durham”
Lajme

Tiranë/ Do shembet shkolla “Edith Durham”

Bashkia dhe ministria nxjerrin në rrugë fëmijët brenda ditës

Një situatë e paprecedentë është shënuar në një prej shkollave të Tiranës, ku Ministria e Arsimit dhe Bashkia e Tiranës kanë vendosur që të shembin shkollën brenda ditës, duke gjetur të papërgatitur jo vetëm nxënësit, por edhe vetë stafin. Bashkia e Tiranës ka vendosur që të fusë në proces rikonstruksioni shkollën “Edith Durham”, ku në një proces të fshehtë e me mungesë transparence ka kryer të gjithë procedurat e ka marrë vendim për spostimin e fëmijëve, brenda një dite.

Njoftimi u është shpërndarë ditën e sotme prindërve, e sipas drejtorisë së Shkollës ai është marrë po sot nga Zyra Vendore Arsimore Tiranë. Sipas këtij njoftimi, duke filluar nga dita e hënë mësimi për të gjitha klasat do të zhvillohet në Shkollën Emin Duraku, në turnin e dytë.

“Në bazë të shkresës së Zyrës Vendore Arsimore Tiranë me nr 859 prot datë 5.11.2024, lidhur me rindërtimin e shkollës “Edith Durham” ju bëjmë me dije se:

– Ditën e hënë, datë 11.11.2024 mësimi për të gjitha klasat nga grupi përgatitor deri në klasën e 9-të do të zhvillohet në shkollën “Emin Duraku” pasdite.

– Lidhur me orarin mësimor dhe vendosjen e klasave do të njoftoheni në ditët në vazhdim”- thuhet në njoftim.

Lëvizja dhe zhvillimi i mësimit në orët e vona të pasdites, shkakton jo pak probleme tek nxënësit, por në veccanti tek klasat e para e të nënta. Për më tepër vendimi brenda ditës i Minitrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Tiranës, ka gjetur të papërgatur qindra prindër, që tashmë duhet të sakrifikojnë edhe vendin e punës për të dërguar fëmijët në shkollë sipas tekave të institucioneve, duke mos u lënë kohë as për marrjen e masave. Por në fund të fundit, stabiliteti dhe kujdesi për familjet e këtyre nxënësve nuk përbën aspak shqetësim për Erjon Veliajn dhe Ogerta Manastirliun, që prioritet kanë veënien në zbatim të projektit të ideuar skutave të zyrave të korrupsionit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.