E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha shpresa tek administrata e Trump për të hequr  ‘non gratën’
Lajme

Berisha shpresa tek administrata e Trump për të hequr ‘non gratën’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar fitoren e republikanit Donald Trump, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale përballë Kamala Harris.

Në një lidhje direkte për “Now me Erla Mëhillin”, i pyetur nëse me fitoren e Trump do hiqet nga SHBA “non grata “e vendosur ndaj tij”, Berisha tha se me fitoren e Trump ne do të shikojmë një Amerikë të vlerave dhe jo një Amerikë si ajo e Dumanëve dhe e Ramës.

Berisha: Shpresa është tjetërkund. Do shikojmë një Amerikë të vlerave dhe jo një Amerikë të Dumanëve, të Edi Ramës që mbështet narko shtetin. Një nga aktet më të rënda në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve është korruptimi i McGonigal nga Edi Rama. një ditë para gjyqit në Shqipëri vinte sekretari i Shtetit dhe u thoshte shqiptarëve se Edi Rama është i shkëlqyer ndërkohë që të nesërmen kishte gjyqin në Washington. Pati një devijim madhor nga vlerat universale që popujt dhe njerëzit e lirë ndajnë me njëri tjetrin.

I pyetur nga analisti Arion Sulo nëse pret që të hiqet masa “non grata” ndaj tij, ish-kryeministri Berisha tha:

“Unë do e prisja nga cilido që do zgjidhej, pasi ky ishte një grusht shteti. Në doktrinën politike ajo që u bë ndaj opozitës shqiptare ishte grusht shteti brenda shtetit në një vend partner”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.