
Leonard Luzi
47-vjeçari Leonard Luzi alias Leonard Sejno është ekstraduar nga Spanja pasi akuzohet se kishte organizuar në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal, vrasjen e Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullës.
GJKKO i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Ky krim u parandalua nga Policia, pasi ekzekutori Amarildo Nikolli u arrestua para se të kryente vrasjet. Në momentin e arrestimit, atij iu sekuestrua pistoleta me fishek në fole, e gatshme për qitje.
Pas arrestimit ai zbërtheu planin për për vrasjen e Inez Hajrullës dhe Ergys Matodashajt. Pas rrëfimeve të bëra përpara hetuesve, Amarildo Nikolli mori statusin e të penduarit të drejtësisë dhe tashmë dosja penale ndaj tij po trajtohet nga SPAK.
Po me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme për dy atentatet e dështuara, në pranga është vënë Muharem Koroveshi. Sipas SPAK, vrasja e Hajrullas dhe Matodashajt ishte planifikuar nga Leonard Luzi në shenjë hakmarrje.
Leonard Luzi u arrestua në Madrid në Korrik 2024 me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Akuzat
47-vjeçari akuzohet se më datë 08.08.2023, kishte organizuar vrasjen e Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullës, por ky krim u parandalua nga Policia pasi policia arrestoi në gusht 2023 Amarildo Nikollin me pistoletë gati për qitje. 6 muaj pas arrestimit të Nikollit, u zbardh që objektiv i atentatit të këtij grupi kriminal kishte qenë i forti i Vlorës, Inez Hajrulla.
Për atentatin ndaj Hajrullës, më herët ka rënë në pranga Muharem Koroveshi, Amarildo Nikolli dhe Leonard Luzi që u ekstradua sot. Në kërkim rezulton ende Erio Zejno. Luzi kishte planifikuar atentatin për hakmarrje për vrasjen e kushëririt të tij, Erigert Ferik (Zejno) në 2013.
Një nga personat e dyshuar ai autor ka qenë edhe Ervis Matodashaj, mirëpo një vit më vonë gjykata vendosi pushimin e hetimeve për mungesë të provave ndaj tij.