E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha flet për sfidat e opozitës: ‘4 RTSH’-të indoktrinojnë 24/7 shqiptarët!
Uncategorized

Berisha flet për sfidat e opozitës: ‘4 RTSH’-të indoktrinojnë 24/7 shqiptarët!

Fronti opozitar, kusht për përmbysjen e diktaturës!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur shqetësime për sfidat që has opozita në përpjekjet për bashkimin e forcave kundër qeverisë. Gjatë një deklarate në media , Berisha theksoi se sot ekzistojnë katër media të mëdha kombëtare, të cilat ai i cilësoi si “klonime të njëra-tjetrës”, duke e përshkruar situatën mediatike si një sfidë serioze për opozitën.

“Autoporlantat e 4 RTSH-ve intoksikojnë dhe indoktrinojnë 24/7 shqiptarët,” deklaroi Berisha. Sipas tij, ky kontroll mbi informacionin krijon një pengesë për përhapjen e zërit të opozitës dhe për bashkimin e saj të plotë.

Berisha theksoi se bashkimi i forcave opozitare është një kusht themelor për të përmbysur atë që ai e quan “diktaturë”. Megjithatë, sipas tij, disa aktorë politikë preferojnë të bëjnë “opozitën e opozitës”, duke përfituar nga pozicioni i tyre dhe duke i shërbyer indirekt qeverisë.

Në të njëjtën kohë, Berisha shprehu shqetësim për gjendjen e shoqërisë civile në Shqipëri, të cilën ai e përshkroi si të kontrolluar në masë të madhe nga qeveria. Duke iu rikthyer mediave, ai përmendi katër rrjete të mëdha kombëtare, të cilat i cilësoi si “klonime”, që sipas tij, veprojnë si zëdhënëse të qeverisë dhe përhapin propagandë në vend.

Berisha gjithashtu paralajmëroi se lëvizja opozitare nuk do të ndalet dhe se opozita ka për të krijuar një front të përbashkët kundër kryeministrit Edi Rama. “Edi Rama është në hall të madh. Ai nuk mund të fitojë një mandat tjetër nëse ka zgjedhje të lira,” shtoi ai, duke theksuar se opozita do të përdorë mosbindjen civile si një mjet për të kundërshtuar regjimin aktual dhe për të rikthyer zgjedhjet e lira në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.