E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mesazhi i nënës së Martin Canit në protestë: Ja morën ëndrrat dhe jetën
Lajme

Mesazhi i nënës së Martin Canit në protestë: Ja morën ëndrrat dhe jetën

Nuk ka fjalë që e përshkruan dhimbjen

Gjatë protestës së mbajtur para Ministrisë së Arsimit fjalën e saj nëpërmjet një mesazhi e shprehu dhe nëna eMartinin e cila shprehu falenderimit kundrejt cdo Shqiptari dhe personave që i qëndruan pranë në momentet e tij të fundit.

‘Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja. Mos u sprovoftë njeri me këtë dhimbje.’ U shpreh nëna e Martinin në mesazhine dërguar

Përshëndetje,

Një mesazh i ndjerë nga mami i Martinit, në pamundësi të bashkohem suportit tuaj. Nuk mendoj që ka fjalë për të përshkruar këtë dhimbje dhe boshllëk që na ka lënë. Falenderoj të gjithë popullin dhe FSHF-në për praninë dhe mbështetjen në këto momente. Nuk di sa mirënjohëse mund të jem për ata që ju gjënden Martinit pranë në momentet e tij të fundit.

Ju falenderoj nga zemra, Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja. Si nënë që jam uroj nga thellësia e shpirtit që askush mos ta provojë  më këtë dhimbje. Me respekt Florina dhe Engel Cani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.