Gjykata e dënon me 2 vite e 8 muaj burg Vangjush Dakon
Gjykata e Posaçme vendos të dënojë me 2.8 vite burg, ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon. Vendimi ëhstë marrë këtë të hënë nga togat e zeza të GJKKO, e cila veç Dakos vendosi të caktojë masën e dënimit me 2 vite, edhe Fatmir Ejupi, Fiqiri Farruku dhe Ardian Bulku. Ndaj këtyre tre të fundit GJKKO, ua konvertoi dënimin me burg me shërbim prove.
Vangjush Dako u arrestua në qershor 2023, pasi ndaj tij ishte caktuar ‘arrest me burg’ por pas 8 muajsh, në shkurt 2024 GJKKO vendosi të ndryshojë masën e sigurisë në ‘arrest shtëpie’ për shkak të kalimit të afateve.
Vangjush Dako akuzohet për dy episode të ndryshme, nën të njëjtën akuzë, atë të shpërdorimit të detyrës.
Në rastin e parë bëhet fjalë për dëmtimin e një pallati në Durrës që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Ndërsa rasti i dytë përmend një procedurë prokurorimi projekt zhvillimor vlera e të cilit është “fryrë” duke kapur shifrën e 220 milionë lekëve të vjetra, nga përllogaritjet që ka bërë SPAK.
Më në detaje, vërehet se kontrolli i kuotës është bërë më 27 nëntor 2014 dhe pagesa e tarifës është bërë më 16 shkurt 2015.
Më 19 maj 2015 është bërë pagesa e tarifës për lejen e përdorimit dhe tetë ditë më pas është miratuar certifikata e përdorimit nga drejtori i Planifikimit të Territorit, Adhurim Qehajaj.
Sipas dosjes së zbardhur, në të njëjtën datë ky dokument është nënshkruar nga Vangjush Dako, në cilësinë e kryebashkiakut.
Në vijim, shkresa i është dërguar Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës.
Kujtojmë se 10 personat e arrestuar nga SPAK për këtë dosje janë: Vangjush Dako, Adhurim Qehajaj, Ermal Lama, Fatmir Ejupi, Adrian Bulku, Fiqiri Fareuku, Adnand Toçilla, Meri Semini Priftuli, Ferzilet Hajderi, Djana Dedja.
Më 30 korrik, i etiketuar si non grata nga SHBA-të, drejtësia shqiptare aktualisht po merr veprime konkrete ndaj tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


