E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarja Lala për grupin e Suel Çelës: Politikanë  do të merren në pyetje ose nën hetim nga SPAK!
Uncategorized

Gazetarja Lala për grupin e Suel Çelës: Politikanë do të merren në pyetje ose nën hetim nga SPAK!

Klodiana Lala ka paralajmëruar se javën e ardhshme mund të kemi politikanë që do të merren në pyetje nga SPAK, pas goditjes së grupit të Suel Çelës, ku figurë kyçe në trafikun e drogës ishte biznesmeni Bujar Shega.  

Ajo tha në studion e emisioni “Kjo Javë” se Shega ishte person me lidhje të forta me politikën dhe kishte përfituar tendera publike.

“Pjesë e organizatës për trafikimin e lëndës narkotike ishin disa persona me lidhje shoqërore me Suel Çelës që kishin rolet e tyre. Më kryesor në aktivitetin e trafikut të drogës del Bujar Shega që në Shqipëri njihet si biznesmen, kishte fituar tendera publike, me lidhje të forta me politikën.

 Në të ardhmen mund të kemi politikanë që mund merren në pyetje ose të hetohen nga SPAK. Ose zyrtarë të administratës që kanë firmosur tendera në favor të tij. Bujar Shega duhet parë si një figurë kryesore e krimit të organizuar”, tha Lala.

lidhjet e forta që Suel Çela kishte ndërtuar me institucione të drejtësisë dhe figura të sferës publike si drejtësia apo policia.

Lala tregoi se Suel Çela kishte një komunikim shumë të afërt me ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu, me të cilën komunikonte edhe përmes vajzës së saj.

Sipas saj, Fetahu shërbente për grupin e Çelës duke lehtësuar masat ndaj anëtarëve të grupit të tij dhe duke rënduar nga ana tjetër anëtarët e grupit rival të Ardian Çapjas.

“Asnjë organizatë kriminale nuk funksionon nëse s’ka lidhje me sistemin e drejtësisë, policisë apo fusha të tjera në sferën publike. Në lidhje me grupin e Suel Çelës u arrestua ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu. Dyshohet se ajo kishte afrimitet që sillte lehtësimin e masave për grupin e Çelës dhe ashpërsonte masat ndaj grupit të Ardian Çapjas. Ata kishin një komunikim të afërt edhe përmes së bijës së gjyqtares. Pajtime Fetahu ishte nën arrest shtëpiak për favorizim të grupit të Çopjas. Rezulton i implikuar edhe një ish-zyrtar i policisë, Dedan Gjoni, i cili rezulton i përfshirë edhe në krime të tjera. Ai mësonte shumë detaje në lidhje me lëvizjet e policisë dhe informonte grupin kriminal”, tha ajo.

Pas zhdukjes së drogës, nisi një përplasje mes Çelës dhe Shegës, ku të dy kërkonin të kuptonin nëse ishin tradhtuar.

“Personi që dyshohej për tradhti ishte nën presion për të sjellë prova se droga ishte kapur nga autoritetet, përndryshe do të paguante me jetën e tij,” tha Lala.

Ajo shtoi se Bujar Shega duhet të shihet si një figurë qendrore në këtë rrjet të organizuar, jo vetëm që ishte i përfshirë në trafikimin ndërkombëtar të drogës, por edhe kishte përfituar miliona nga tendera publikë në Shqipëri.

“Ka qenë një ngarkesë me 930 kg kokainë që do nisej prej Ekuadorit në Belgjikë. Bashkëfinancues i saj ishte Bujar Shega, i cili ishte dakordësuar me Suel Çelën për të trafikuar këtë sasi. Autoritetet në Ekuador marrin një informacion që anija që do nisej kishte dyshime se ishte me drogë. Aty bllokohen 19 thasët me 930 kilogramë kokainë. Droga bllokohet më pas dhe ata presin për mbërritjen e anijes në portin e fundit. Kontejneri del bosh dhe personi që kishte marrë përsipër nxjerrjen e drogës nga porti u thotë që është bosh. Ayty nis komunikimi mes Celës dhe Shegës. Cela i kërkoi Shegës të kërkojë këtë gjë. Personi që mund t’i kishte tradhtuar duhet të jepte prova se droga duhet të ishte kapuar nga autoritetet ose do të paguante me kokën e tij. Ka një debat të fortë mes tyre dhe rezulton se pjesë e organizatës për këtë trafik ishin disa persona të grupit të Çelës. Bujar Shega duhet të shihet si një person qendrore e krimit të organizuar në vend, pasi ka përfituar edhe nga tendera publikë në Shqipëri”, zbuloi Lala.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.