E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Del foto e shqiptarit që vrau gruan me thikë dhe plagosi edhe djalin
Lajme

Del foto e shqiptarit që vrau gruan me thikë dhe plagosi edhe djalin

Personi në foto është 46 – vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten e tij 60- vjeçare dhe plagosi djalin e 29 vjeç, i cili ndërhyri për të mbrojtur të ëmën. Ngjarja e rëndë, krimi brenda familjes, ndodhi mëngjesin e kësaj të diele në Angelochori të Selanikut.

Sipas informacioneve të bëra publike nga mediat greke ngjarja  ka ndodhur kur bashkëshortët u grindën ashpër me njeri tjetrin dhe kur burri tentoi të sulmonte gruan me thikë, djali i tij u përpoq ta ndalonte. Për rrjedhojë pati një sherr mes babait dhe djalit. Të njëjtat informacione thonë se në përpjekjen e saj për të shpëtuar fëmijën e saj, nëna u godit për vdekje me thikë.

Njëherazi ka plagosur me thikë edhe djalin e tij 29-vjeçar. Autori është arrestuar nga efektivë të Repartit të Thermaikos të cilët kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit. 29-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në spitalin Hipokrati në Selanik.

46-vjeçari i arrestuar, i cili vullnetarisht është paraqitur në polici do të dërgohet në Prokurorinë kompetente. 
Ndaj 46-vjeçarit është ngritur  akuza për vrasje e kryer në tentativë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.