E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Julian Gjoshi po ruante çdo lëvizje të Alfred Dedjas, dëshmitari: E pashë dy orë para krimit
Lajme

Julian Gjoshi po ruante çdo lëvizje të Alfred Dedjas, dëshmitari: E pashë dy orë para krimit

Julian Gjoshi, 27-vjeçari që është shpallur në kërkim për vrasjen e Alfred Dedjas kishte ruajtur çdo lëvizje të viktimës gjatë ditës së sotme. Kanë qenë banorët e zonës së Ndroqit, ku dhe ndodhi ngjarje, që kanë rrëfyer para autoriteteve se Gjoshin e kanë parë në zonë dy orë para se të ndodhet krimi dhe madje e kanë përshëndetur.

Alfred Dedja u vra rreth orës 15:30 në Ndroq nga Julian Gjoshi. 27-vjeçari u afrua në tavolinën ku ndodhej Dedja bashkë me miqtë e tij dhe e qëlloi me dy plumba.

Pas krimit, Gjoshi është larguar në drejtim të Shijakut me një mjet “Mercedes Benz”, të tipit “ML” dhe ende nuk është kapur nga policia. Dedja, siç edhe bëhet me dije e ndante jetën mes Shqipërisë dhe Italisë. Në Shqipëri, ai kishte një shtëpi në zonën e Ndroqit, ku edhe u vra, ndërsa në Itali dyshohet se është përfshirë në trafikun e drogës.

Dedja, shumë vite më parë ka punuar në kompleksin “Golden” që është në pronësi të Altin Hajrit, kunatit të Gjoshit. Aty Dedja ka qenë menaxher, por gjithashtu është përfshirë edhe në ‘punë’ të tjera me vëllezërit Hajri, si trafikun e drogës, lojërat e fatit dhe lotot. Ajo që nuk dihet është se çfarë e ka krisur këtë bashkëpunim që solli vrasjen e 50-vjeçarit sot.

Emri i Gjoshit nuk është i panjohur për Policinë e Shtetit. Ai është një person me precedent penalë dhe emri i tij është lakuar në bisedat mes Hajrit dhe ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, në momentin që u vu në pranga në vitin 2021. Altin Hajri kontaktoi Çyrbjan dhe i kërkoi ta ndihmojë me qëllim lirimin e Gjoshit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.