U hodh nga kati i katërt i pallatit, gjendet në spital balerini
Balerini shqiptar Eno Birko dyshohet se ka tentuar vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 3 dhjetor 2024, rreth orës 01:00, në rrugën “Margarita Tutulani” në Tiranë.
Pas incidentit, ai u transportua menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve për shkak të dëmtimeve të marra nga rënia. Deri më tani, nuk janë bërë të ditura arsyet që mund ta kenë çuar 50-vjeçarin drejt këtij akti të rëndë.
Eno Birko është një figurë e njohur në artin shqiptar, me një karrierë të spikatur në balet. Ai ka marrë pjesë në një sërë shfaqjesh dhe spektaklesh, duke lënë gjurmë në skenën artistike shqiptare. Për momentin, gjendja e tij shëndetësore dhe çdo zhvillim tjetër rreth ngjarjes po monitorohen nga mjekët dhe autoritetet përkatëse.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



