E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dëshmia e shqiptarit që masakroi gruan me çekiç: Më tradhtoi me shokun tim
Uncategorized

Dëshmia e shqiptarit që masakroi gruan me çekiç: Më tradhtoi me shokun tim

Greqia u trondit mbrëmjen e djeshme pasi një 39-vjeçar shqiptar, Kastriot Cenko, vrau gruan e tij, Alba Cenko me çekiç dhe më pas e fshehu trupin në papafingo.

Ka qenë vetë shqiptari, i cili ka denoncuar në polici krimin.

Sipas medieve greke, policia ka gjetur çekiçin me të cilin autori ka dhunuar fizikisht gruan para se ta mbyste përfundimisht.

39-vjeçari e kishte fshehur çekiçin në papafingo ku mbante trupin e gruas prej ditësh.

Burri iu ka thënë oficerëve të policisë se e ka vrarë gruan nga xhelozia. Ai tregoi se e ka qëlluar disa herë me grushta dhe me çekiç ndërkohë që fëmijiët ndodheshin në shkollë.

Shkak mësohet se ka qenë një telefonatë që gruaja ka marrë nga shoku i saj, teksa ka hyrë në tualet për të folur me të.

39-vjeçari dëgjoi thirrjen, u zemërua dhe vendosi ta vriste. Ai u shpreh se bashkëshortja po e tradhtonte me shokun e tij më të mirë.

“Unë u verbova nga xhelozia dhe e vrava”, thuhet se pohoi ai.

Në fillim, shqiptari mendoi që të merrte një çarçaf dhe të fshihte trupin e gruas së tij në dhomën e tyre, por e vendosi në papafingo.

Kur dy fëmijët e tyre, 9 dhe 12 vjeç, u zgjuan të nesërmen në mëngjes dhe u bënë gati për shkollë, ata pyetën babanë e tyre se ku ishte nëna e tyre dhe ai u përgjigj se ajo kishte shkuar në punë.

Fëmijët kanë shkuar në shkollë dhe më pas autori i ka çuar te vëllai i tij.

Kur fëmijët duhej të ktheheshin në shtëpi, 39-vjeçari vendosi të telefonojë autoritetet dhe të rrëfejë krimin, duke thënë se vrau gruan e tij të enjten e kaluar.

Efektivët e policisë, që kanë mbërritur në vendngjarje, që në momentin e parë kanë ndjerë një erë të keqe që vinte nga qeset e zeza që ndodheshin në papafingo të shtëpisë. Në fakt, ai dyshohet se e ka mbështjellë trupin me qese plastike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.