E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj vizitë në Hamburg, BKH “vizitë” në shtëpinë e tij dhe të vëllait
Uncategorized

Veliaj vizitë në Hamburg, BKH “vizitë” në shtëpinë e tij dhe të vëllait

SPAK ka sekuestruar telefonin e bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxës.

Teksa kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në Hamburg të Gjermanisë për një vizitë dyditore, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka zhvilluar sot një operacion kontrolli në banesën dhe zyrën e tij. Agjentët e BKH-së, të shoqëruar me urdhër nga SPAK, kanë kryer gjithashtu një kontroll personal në banesën e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxe, dhe të vëllait të kryebashkiakut, Arber Veliaj.

Me vendim të Gjykatës se Posaçme, gjatë kontrollit në banesën e Erion Veliajt, agjentët e BKH-së, kanë sekuestruar sot, telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes se kryetarit te Bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj.

Të njëjtat burime thonë se telefoni i Ajola Xoxës, është sekuestruar në kuadër të hetimit pasuror, nga prokurori Ols Dado.

Një grup i agjentëve të BKH-së kanë shkuar sot në banesën e Veliajt për kontroll dhe deri më tani mësohet se, është sekuestruar celulari i Ajola Xoxës.

Operacioni, që u zhvillua në mungesë të Veliajt, ka ngritur pikëpyetje të shumta mbi përmbajtjen dhe shtrirjen e hetimeve që po zhvillohen ndaj tij. Burime pranë SPAK bëjnë me dije se kontrollet lidhen me hetime për tendera dhe projekte të Bashkisë së Tiranës, përfshirë dyshime për favorizime dhe lidhje të mundshme me subjekte të dyshuara për korrupsion dhe pastrim parash.

Ajola Xoxe dhe vëllai i Veliajt në fokus

Gjatë kontrollit, agjentët kanë kontaktuar Ajola Xoxe, duke kërkuar informacion dhe duke kontrolluar dokumente të lidhura me aktivitetin e saj personal. Po ashtu, banesa e Arber Veliajt ka qenë pjesë e operacionit, për shkak të dyshimeve për përfshirje në transaksione financiare të dyshimta që lidhen me kompani të lidhura me projekte publike.

Veliaj promovon Hamburgun, por Tirana mbetet pa përgjigje

Në Hamburg, Veliaj është shfaqur si ambasador i “zhvillimit të qëndrueshëm”, duke promovuar Tiranën si një “qytet lider në inovacion urban”. Por ndërsa ai mban fjalime për bashkëpunimin ndërkombëtar, në Shqipëri po zhvillohen hetime që mund të tronditin themelet e administratës së tij.

Ky kontrast nuk mund të kalojë pa u vënë re. Veliaj është në një tur ndërkombëtar për të rritur imazhin e tij, ndërsa institucionet shqiptare po kërkojnë llogari për mënyrën se si janë menaxhuar fondet publike në kryeqytet.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.