E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë  i shqetësuar mbi ndryshimet e mundëshme kushtetuese në Maqedoninë e Veriut
Uncategorized

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i shqetësuar mbi ndryshimet e mundëshme kushtetuese në Maqedoninë e Veriut

Çdo përpjekje për të zvogëluar rolin e gjuhës shqipe bie ndesh me frymën dhe parimet e Marrëveshjes së Ohrit

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përcjell me vëmendje të veçantë debatin mbi ndryshimet e mundëshme kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, lidhur me statusin e gjuhës shqipe. Vënia në pikëpyetje e këtij statusi cënon jo vetëm të drejtat e shqiptarëve, por edhe vetë themelet e Maqedonisë së Veriut si një shtet multietnik dhe demokratik.

Gjuha shqipe nuk është thjesht një çështje gjuhësore; ajo është një simbol i identitetit, historisë dhe dinjitetit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, të cilët janë një popull shtet-formues në këtë vend.

Vlerësimi i saj si gjuhë zyrtare është rezultat i përpjekjeve të gjata dhe sakrificave të mëdha të shqiptarëve për barazi dhe drejtësi. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në këtë çështje përbën një provë të rëndësishme për përkushtimin e shtetit ndaj parimeve të barazisë, unitetit dhe respektimit të të drejtave të komuniteteve etnike.

Çdo përpjekje për të zvogëluar rolin e gjuhës shqipe bie ndesh me frymën dhe parimet e Marrëveshjes së Ohrit, një marrëveshje historike që i dha fund konfliktit mbi baza etnike dhe krijoi bazën për bashkëjetesë dhe paqe të qëndrueshme.

Ne u bëjmë thirrje institucioneve të Maqedonisë së Veriut, aktorëve politikë dhe juridikë, si dhe partnerëve ndërkombëtarë, që të mbrojnë arritjet e deritanishme dhe të garantojnë respektimin e plotë të të drejtave të shqiptarëve si një shtyllë e rëndësishme e stabilitetit dhe integrimit euroatlantik të vendit.

Maqedonia e Veriut ka mundësinë të dëshmojë se është një model i suksesit të bashkëjetesës multietnike, dhe ruajtja e statusit të gjuhës shqipe është një gurë themeli në këtë drejtim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.