E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manastirliu kërkon pezullimin e drejtuesit të shkollës dhe oficeritë sigurisë në Fier pas plagosjes me thikë në shkollë
Lajme

Manastirliu kërkon pezullimin e drejtuesit të shkollës dhe oficeritë sigurisë në Fier pas plagosjes me thikë në shkollë

Pas ngjarjes në Fier, ku në një shkollë të mesme u plagos me thikë një adoleshent, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me drejtuesit e shkollave në këtë qytet.

Në media u raportua se Manastirliu i ka kërkuar Drejtorisë Rajonale të Fierit pezullimin e drejtuesve të shkollës dhe oficerit të sigurisë, deri në përfundim të verifikimit për zbatimin e protokolleve të sigurisë të ndjekura dhe në përfundimin e hetimeve mbi këtë ngjarje.

Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

Po ashtu, mësohet se në takim është diskutuar edhe marrja e masave shtesë për kontrollet fizike në çdo shkollë, dhe angazhimin e plotë të komisioneve të sigurisë në institucionet arsimore për zbatimin efektiv të protokolleve të sigurisë.

Kujtojmë se incidenti ka nisur pas një debati të krijuar në rrjetin social Snapchat.

Tensioni midis dy nxënësve 17-vjeçarë ka ndodhur në oborrin e shkollës, ku situata ka agravuar deri në përdorimin e një mjeti prerës nga njëri prej tyre.

Autori i dyshuar është identifikuar dhe shoqëruar nga policia për marrjen e dëshmisë dhe procedurat e mëtejshme ligjore. Ndërkohë, policia vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.