Tiranë/Përplaset një grua e re, dërgohet në spital
Një grua ka përfunduar në urgjencën spitalore të Tiranës pasi u aksidentua në një incident rrugor që ndodhi papritur kur shoferi i një makine bëri parakalim të gabuar. Ngjarja ndodhi në rrugën “Demokracia”, ku dyshohet se E.Xh., 20 vjeç me banim në Tiranë, duke drejtuar mjetin e tij ka kryer një parakalim.të gabuar.
Për pasojë, i riu ka aksidentuar këmbësoren K.J, 32 vjeçe, e cila u dërgua dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Sektori i Qarkullimit Rrugor tha se e arrestoi në flagrancë shtetasin E.Xh, duke e hetuar atë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



