E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ChatGPT nuk të përgjigjet !
Lajme

ChatGPT nuk të përgjigjet !

Miliona përdorues pa akses

ChatGPT nuk po funksionon për miliona përdorues në mbarë botën prej më shumë se 1 ore.

Shumica e përdoruesve kanë raportuar se chatbot i OpenAI nuk është në gjendje t’ju përgjigjet pyetjeve dhe të gjenerojë përgjigje, ndërsa të tjerëve po u shfaqet mesazhin “gabim në server”.

Kompania OpenAI bëri me dije se po përballen me një “shkallë të lartë gabimi”, duke shtuar se situata po mbahet nën monitorim dhe po punohet për të rregulluar problemin.

Nuk dihet ende se kur do të rikthehet qasja për përdoruesit.

ChatGPT ka rënë disa herë në muajt e fundit. Vetëm disa ditë pasi OpenAI publikoi Sora për abonentët e ChatGPT në fillim të këtij muaji, një shërbim për gjenerimin e videove, ChatGPT nuk funksionoi për orë të tëra.

Ndërkohë, një tjetër ndërprerje e zgjatur në shërbimet që ofron OpenAI ndodhi në muajin qershor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.