E premte, 16 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Biznesmeni Gentjan Sula paraqitet në SPAK – Detajet
Lajme

Biznesmeni Gentjan Sula paraqitet në SPAK – Detajet

Biznesmeni i njohur në fushën e ndërtimit, Gentjan Sula është paraqitur në SPAK mesditën e kësaj të hëne.

Sula është larguar nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion rreth orës 15:00 dhe raportohet se ka zgjatur gati tre orë. Biznesmeni nuk ka bërë deklarata për mediat, por është parë nga gazetarët teksa ka lënë ambientet e SPAK. Zyrtarisht nuk ka pasur një komunikim zyrtar se per çfarë çështje është marrë në pyetje Gentian Sula, megjithatë, sipas disa raportimeve mediatike, marrja e tij në pyetje ka qenë për banesën e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

Ky i fundit ka deklaruar se prej vitesh jeton në rezidencën “Kodra e Diellit”, që është zhvilluar nga firma e ndërtimit të Sulës.

Po ashtu, në këtë ambient jetojnë edhe disa politikanë të rëndësishëm që janë nën mbikëqyrjen e SPAK-ut lidhur me hetimet e veçanta për pasuritë e tyre.

Emri i Gentjan Sulës përmendet edhe në dosjen hetimore në ngarkim të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Sipas hetimeve, biznesmeni Gentjan Sula i ka dhënë para cash nënës së Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, për të paguar kreditë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.