“Vdes” në moshën 96 vjeçare gruaja e diktatorit komunist
Si qarkulloi lajmi i rreme
Është ndarë nga jeta sot, në moshën 96 vjeçare gruaja e diktatorit komunist, Nexhmije Hoxha.
Pak kohë më parë në media u publikua një foto nga ditët e saj të fundit në ambientet e shtëpisë së saj duke qëndruar në një kolltuk.
Në ditët e fundit të jetës ajo u akuzua rëndë nga familjarë të saj se ka marrë pjesë në vrasjen e diktatorit Enver Hoxha.
Me Enver Hoxhën u martua në 1 janar të vitit 1945. Ka tre fëmijë, 2 djem dhe një vajzë.
Disa media online transmetuan lajmin për vdekjen e Nexhmije Hoxhës, bashkëshortes së diktatorit Enver Hoxha. Gjithçka u përhap nga një profil në rrjetet sociale me emrin Lenka Çuko. Njoftimi i dhënë përmes këtij profili fillimisht u dha nga një portal dhe më pas qarkulloi në 3-4 të tjerë, deri në sqarimin e së vërtetës.
Nusja e djalit të madh të diktatorit, Teuta Hoxha flet rreth situatës së krijuar. Ajo thotë se nuk ka asnjë të vërtetë tek informacionet e përhapura.
“Këto janë thashetheme dashakeqe, s’ka asgjë të vërtetë. Nexhmije Hoxha nuk është shtruar as në spital, madje nuk është as e sëmurë”, ka komentuar shkurt ajo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



