Foto/Aksident në aksin Memaliaj-Krahës, mjeti përplaset me bordurën nga lagështia
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në aksin Memaliaj-Krahës, në afërsi të fshatit Qesarat.
Një automjet tip “Mercedes-Benz” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të jetë lagështia e madhe në rrugë, për shkak të motit të keq që ka përfshirë zonën.
Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por automjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të kryer veprimet hetimore dhe për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në kushtet e motit të keq dhe të lagështisë së lartë në rrugë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



