Akuza e rëndë e kryetares së LSI: Rama po i pastron paratë në Azil, Katar, Marok me anë të …
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, lëshoi akuza të forta ndaj kreut të qeverisë në emisionin “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin në “News24”.
Kryemadhi tha se kryeministri Rama udhëton në vende të ndryshme të botës, në Azi, Katar, Marok dhe Amerikë, për të pastruar paratë.
Kryemadhi shkoi edhe më tej, duke thënë se Edi Rama ka përdorur edhe ekipin e futbollit të Partizanit.
“Rama bën pastrim parash në Azi, Katar, Marok dhe Amerikë. Pse humbi Partizani 5-0 me Luftëtarin, sepse këta luajnë me baste jashtë Shqipërisë”, tha Kryemadhi.
Kujtojmë që në ekipin e Partizanit, është Drejtori i Përgjithshëm vëllai i kryeministrit, Olsi Rama ndërsa në pronësi është në emër të mikut të kryeministrit, biznesmeni Gaz Demi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



