“Acromax” i Aldor Ninit humb gjyqin me gazetarin në Gjermani

Pasi humbi gjyqin në Shkallën e Parë, sot “Acromax”, kompania me aksioner dhe drejtues Aldor Ninin ka humbur gjyqin në Apel ndaj gazetarit Elvi Fundo.
Gjykata e Apelit në Këln ka rrëzuar pretendimet e kompanisë “Acromax” të Aldor Ninit.
Vendimi i Gjykatës së Apelit në Këln
Theksojmë se “Acromax” raportoi faqen në “YouTube” dhe rrjetet sociale. Ai ka fshirë me mijëra video dhe denoncime të dosjes “5D”, Erion Veliajt, inceneratorëve dhe ortakëve të tyre.
Aldor Nini i “Acromax” tashmë është një person nën hetim nga Prokuroria e Tiranës pas kallëzimit të bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Gjithashtu në gjykatë ai po gjykohet për një çështje përndjekjeje ndaj ish-të fejuarës së tij.
Ai është një censor në media që ka goditur në emër të kompanisë së tij fjalën e lirë, ka dëmtuar jo vetëm CNA-në, dhe “NewsBomb”, por ka qenë një nga shërbëtorët kryesorë të Erion Veliajt dhe me veprimet e tij, me fshirjet e videove dhe materialeve ka qenë një nga bashkëpunëtorët e kryebashkiakut të Tiranës për zhdukjen e provave dhe denoncimeve kundër tij.
Sot gjykata në Këln ka rrëzuar për të dytën herë “Acromax”-in me drejtues Aldor Ninin përballë gazetarit Elvi Fundo./ CNA
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



