Sheiku i Soft&Solution,Ermal Beqiri “pushton” AKSH-in

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

PD: SPAK të hetojë tenderat

Ermal Beqiri zotëron dhe përdor një avioni privat nga fitimet e tenderave të AKSHI-t. Kompania e tij, “Soft & Solution”, vetëm në 10 vitet e fundit,  ka fituar rreth 20 milionë euro tendera, një shifër e konsiderueshme për tregun shqiptar.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka qenë subjekt i akuzave për praktika të dyshimta në prokurimet publike, veçanërisht në lidhje me kompaninë “Soft & Solution” në pronësi të Ermal Beqirit. Sipas investigimeve të ndryshme, kjo kompani ka fituar një përqindje të konsiderueshme të tenderave të AKSHI-t, shpeshherë edhe kur ofertat e saj ishin më të larta se ato të konkurrentëve.

Dominimi i “Soft & Solution” në tenderat e AKSHI-t

Raportet tregojnë se “Soft & Solution” dhe një tjetër kompani, “Fastech”, kanë fituar së bashku 94% të vlerës totale të tenderave të AKSHI-t që nga fillimi i vitit 2024, duke marrë 26.7 milionë euro nga një total prej 28.3 milionë eurosh. Kjo përqendrim i kontratave në duart e dy kompanive ka ngritur shqetësime për mungesë konkurrence dhe transparence në proceset e prokurimit publik.

Shembuj të tenderave të diskutueshëm

Në një rast, “Soft & Solution” u shpall fituese e një tenderi për përmirësimin e platformës së bashkëqeverisjes, megjithëse oferta e saj ishte 500 mijë euro më e lartë se oferta më e ulët e paraqitur nga një kompani tjetër. Në një tjetër rast, një bashkim i “Soft & Solution” dhe “Fastech” fitoi një tender prej 4.5 milionë euro për përmirësimin e sistemit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, edhe pse oferta e tyre ishte 800 mijë euro më e lartë se oferta më e ulët.

Akuzat për lidhje politike dhe kërkesat për hetim

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka kërkuar që SPAK të hetojë veprimtarinë e AKSHI-t dhe lidhjet e mundshme me Ermal Beqirin, duke ngritur dyshime se përfituesit realë të këtyre tenderave mund të jenë individë të lidhur me nivelet e larta të qeverisë. Ajo ka theksuar se është e nevojshme të hetohet se si Ermal Beqiri ka arritur të dominojë në mënyrë të tillë në tenderat e AKSHI-t dhe kush janë përfituesit e vërtetë të këtyre milionave.

PD deklaron se në procedurën e anuluar fondi ishte 3.8 milion, ndërsa në procedurën e rishpallur 3.6 milion. Vangjeli pyet se pse ndryshoi fondi dhe cili ishte justifikimi ligjor?

PD sqaron se “në Qershor të v. 2024 AKSHI shpalli procedurën e prokurimit me objekt: ‘Përmirësimi i Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile’ me fond limit 3.8 mil euro e cila u anullua me arsyetimin se nuk u paraqit asnjë ofertë e përshtatshme.

E njëjta rishpallet në Shtator me objekt: ‘Përmirësimi i Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile-për Ministrinë e Brendshme’ dhe fondi ndryshon nga 3.8 mil euro në 3.6 mil euro nga këto:

2.5 mil euro implementimi afati 12 muaj.

1.1 mil euro mirëmbajtja afati 24 muaj.

Morën pjesë 3 oferta:

XION IT SYSTEMS GMBH  vlera 2.7 mil euro

SOFT Solution vlera 3.1 mil euro

ATOM vlera 3.4 mil euro

U skualifikuan 2 ndër to oferta më e ulët XION IT SYSTEMS GMBH  me arsyetimin se nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion të vlefshëm të kërkuar në DT.

Në Tetor 2024 shpallet fituesi SOFT & Solution shpk në pronësi të Ermal Beqiraj me vlerë të ofertës 3.1 mil euro.

1 muaj më pas AKSHI shpall një procedurë tjetër mirëmbajtjeje për Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, konkretisht me objekt: ‘Mirëmbajtje e Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile-për DPGJC’, fondi 1.9 mil euro dhe shpallet fitues ofertuesi i vetëm pjesëmarrës XION IT SYSTEMS GMBH  me vlerë të ofertës 1.9 mil euro.

Mbështetur në sa më lart së pari:

Në regjistrin e parashikimeve për 2024 AKSHI ka cilësuar se fondi që do përdorej  për regjistrin kombëtar të gjendjes civile do ishte 3.8 mil euro, ndërsa me dy procedurat e mësipërme për të cilat është njoftuar fituesi fondi tejkalon 5 mil euro.

Në procedurën e anuluar fondi ishte 3.8 mil në procedurën e rishpallur 3.6 mil, pse ndryshoi fondi dhe cili ishte justifikimi ligjor?!

Procedura e rishpallur në Shtator përmbante implementimin 12 muaj dhe mirëmbajtjen 24 muaj ndërkohë pas një muaji shpallet tender tjetër vetëm për mirëmbajtje me fond tjetër 1.9 mil euro duke mbivendosur jo vetëm afatin por edhe  fondet e buxhetit të shtetit.

Tani AKSHI të sqarojë për publikun dhe SPAK, procedura fiktive është ajo për implementim dhe mirëmbajtje të regjistrit kombëtar të gjendjes civile me vlerë 3.6 mil euro apo procedura për mirëmbajtjen e këtij regjistri me vlerë 1.9 mil euro…

Sipas verifikimeve tona AKSHI Në vitet 2020, 2022, 2024 të njëjtën procedurë mirëmbajtjeje e ka prokuruar me fiks 1.9 mil euro  dhe në të gjitha herët kontraktor ka qenë kompania austriake XION IT SYSTEMS GMBH”.

Më tej PD deklaron se Ermal Beqiri, pronar i 6 bizneseve aktive, me kompaninë Soft & Solution ka marrë nga AKSHI mbi 30 milion euro nga të cilat 22.7 mil euro vetëm në vitin 2024.

Referuar deponimeve të ish numrit dy të qeverisë Arben Ahmetajt, kompania Soft Solutions, në pronësi të Ermal Beqirit, faturon rreth 80% të tenderave të AKSHI-t.

PD thekson se nëse investigohet rrjedha e parave tek tenderat e AKSHI-t do mbërrihet tek familja e kryeministrit Rama.

 SPAK të hetojë me të vërtetë veprimtarinë e AKSHIT, si e pushtoi Ermal Beqiri këtë institucion dhe përfituesit realë të këtyre milionave.

Dokumentat:

Publikuar nga Publik Media