E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pak propagandë pë 8 marsin! Rama: Do pastrojmë shtëpinë tonë nga hajdutë!
Lajme

Pak propagandë pë 8 marsin! Rama: Do pastrojmë shtëpinë tonë nga hajdutë!

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim elektoral sot në Pallatin e Kongreseve  gratë dhe vajzat nga i gjithë vendi me rastin e 8 Marsit, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Sipas kreut të qeverisë, gratë janë të përfshira në të gjitha nivelet e vendimmarrjes dhe kjo është meritë e PS.

Nëse në Shqipëri do të votonin vetëm gratë, kryeministri Rama thotë se PS do merrte 90 mandate.

“Besoj shumë në radhë të parë tek cilësia dhe mençuria e grave, nuk është e rastit dhe unë jam krenar për këtë. Nuk është e rastit që PS e votojnë më shume gra se sa burrat. Nëse do votonin vetëm gratë në Shqipëri ne do merrnin 90 deputetë. Këto janë shifrat. Dhe të them të drejtën nëse duhet zgjedh mes votës së një gruaja dhe të një burri, unë them votën e gruas. Sepse është më shumë se sa një votë, është një vendim. Gratë nënat nuk janë tifoze, burrat janë tifozë, janë skandalozë. Gratë janë nëna, motra, bija që kanë të lindur brenda vetes kujdesin për atë që vjen nesër. Gratë e ndërtojnë fatin”, tha Rama.

Pas kësaj Rama pati edhe një thirrje për grate, ku u that ë mos i linin burrat të votojnë më 11 Maj pasi u marrin në qafë.

Edi Rama: Kur ne të hyjmë në BE nuk do të ketë më aq shumë rëndësi se kush qeveris këtu, por për momentin është themelore.

Ne sot jemi në një situatë ku në Shqipëri po ndodh diçka që nuk ka ndodhur më parë, ndaj krijohet zhurmë  dhe këneta shpërthen sa herë që lufta kundër korrupsionit drejtohet ndaj dikujt të lidhur me pushtetin e PS, por duhet vetëm shumë pak distancë e qetësi e arsyetim për të kuptuar që gjithçka që po ndodh është vepër e PS, nuk ka ndodhur më parë që nga 1912.

Po ndodh sot sepse PS me vendosmëri bëri një reformë në drejtësi që nuk e ka bërë ende asnjë në rajon. Kur morëm detyrën ishim të fundit në trenin për në BE, ku janë tani ata? Ne jemi lokomotiva! Vendosëm të dorëzojmë tek drejtësia shpatën e ndëshkimit që më parë e kishte qeveria.

Njësoj si ju që kujdeseni për pastrimin e shtëpisë edhe ne në mënyrë të vazhdueshme do pastrojmë shtëpinë tonë e do ta bëjmë vendin që kushdo që do të hajë të tjerët pas shpine të largohet nga shtëpia e të shkojë aty ku e meriton.

Ai theksoi se më 11 maj, dita e zgjedhjeve, qytetarët duhet të mendojnë për të ardhmen e Shqipërisë dhe për mbështetje të negociatave me BE-në, jo të kthehen pas me “kënetën” dhe “bufin”.

“U ftuan fëmijët të mos shkojnë në shkollë e të protestojnë pse do të mbyllet TikTok. Kjo është një mënyrë që nuk ka nevojë për asnjë koment dhe argumentim, por që u thotë të gjitha nënave nëse janë socialiste apo demokrate, se nga çfarë duhet të ruhen më 11 maj dhe çfarë duhet të kenë parasysh. Në 11 maj kush voton duhet të ketë parasysh që ka në dorë të mbështesë Shqipërinë për të mos humbur asnjë ditë nga negociatat me BE-në.
Thirrja e djeshme, tregon sa rreziqe të tjera mund të presim nga një mendje e ikur për terital.
Kam një thirrje për gratë demokrate: Burrat mbajini në shtëpi në 11 maj, jo fëmijët pa shkollë”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.