E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha takim me deputeten e Forza Italia
Lajme

Berisha takim me deputeten e Forza Italia

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë detaje  nga takimi me deputetetn e Forza Italia, Rosaria Tassinari. I pranishëm në këtë takim ka qenë dhe Bardhok Doda, koordinator mes Forza Italia dhe PD.

Berisha shkruan se bëshkëpunimi mes PD dhe Forza Italia është jë traditë e konsoliduar. Kreu i PD shpreheet më tej se lidhja e socilistëve me krimin e organizuar në Itali është një sfidë madhore për të dyja vendet.

“Kënaqësi të prisja në takim Deputeten e Forza Italia, Rosaria Tassinari, shoqëruar nga Bardhok Doda, Koordinator i përbashkët mes Forza Italia dhe Partisë Demokratike në Itali.

Bashkëpunimi mes dy forcave tona politike përbën një traditë të konsoliduar tanimë dhe është me mirënjohje që e falenderova Znj. Tassinari për mbështetjen që Forza Italia i ka ofruar PD-së, sidomos gjatë viteve të fundit.

Përballë sfidave të narko-shtetit të parë në Europë, i cili përdor politikisht sistemin gjyqësor  për të goditur opozitën e vendit dhe liderat e saj, PD ka bërë gjithçka për t’i mbetur besnike vlerave themeluese dhe karakterit të saj europian.

I rikujtova deputetes Tassinari se kjo situatë shpaloset në kufijtë e të pabesueshmes, dhe rastet e shumta të përfaqësuesëve socialistë të lidhur me krimin e organizuar në Itali dëshmojnë se narko-regjimi i Edi Ramës është një sfidë madhore për të dy vendet.

Niveli i paprekshmërisë së pushtetarëve, krahasuar me dhunën e shtypjes së opozitës, gjen shembullin më të jashtëzakonshëm tek burgosja dhe dënimi politik i deputetit Salianji, dhe mbrojtja që Rama i bëri vëllait trafikant të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj.

E falenderova deputeten për tre rezolutat e IDU, CDI dhe Partive Popullore Evropiane ku bën pjesë dhe Forza Italia, pasi ato janë çertifikimi i këtij regjimi narko-diktatorial në nivel ndërkombëtar. Një regjim që është mbështetur nga ndërhyrjet unike të Fondacionit Soros, i cili ka patur në Shqipëri aksesin dhe influencën më të gjërë krahasuar me çdo vend tjetër.

Për sa më lart, ndamë pikëpamjen se ndryshimi i orientimit politik në Shtetet e Bashkuara është një moment historik për t’i ofruar arenës ndërkombëtare një qasje krejt të re. Në këtë kontekst, garantimi i një paqeje efektive dhe afat-gjatë në Europë, përfshi në konfliktin në Ukrainë, duhet të shihet si një prioritet absolut.

Partia Demokratike e Shqipërisë zotohet në respektimin e këtyre angazhimeve duke e kthyer Shqipërinë e madhërishme në një realitet të prekshem për çdo bashkëkombas.

Rikthimi i dinjitetit të ushtrisë dhe policisë përballë narko-pushtetarëve, garantimi i barazisë përballë ligjit, dhe mbrojtja e vlerave dhe buxhetit të familjes shqiptare, PD do të bëjë gjithçka që Shqipëria t’i kthehet shqiptarëve më e begatë, më e fortë dhe më pasur se kurrë”, shkruan Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.