“Kënga e preferuar e babait tim”, e ftuara speciale zbulon çfarë do të performojë sonte në Fest 56
Nata e parë e edicionit të 56-të të Festivalit të Këngës në RTSH është përmbyllur pas prezantimit të 11 artistëve dhe përformancës së Ricardo Cocciante që përcolli për publikun shqiptar hitin e tij “Margarita” e më pas një duet me këngëtaren shqiptare Elhaida Danin.
Aurela Gaçe një nga këngëtaret më të mira të skenës sonë do të rikthehet në skenën e këtij festivali aty ku pikërisht nisi karrierën e saj. “E pafajshme jam”,kënga prezantuese e Aurelës në Fest 37, në vitin 1998, një baladë e ndjerë, do të sjellë edhe një herë sonte emocionet e një prej hiteve të saj më të preferuara.
Me anë të një video të shkurtër që ka postur në Instastory, Aurela shihet duke bërë prova për këngën e“E pafajshme jam.” Siç shihet edhe nga shënimi i Aurelës, “E pafajshme jam” është edhe kënga e preferuar e babait të saj.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



