Vlorë, sekuestrohen llogari bankare prej 298.324 eurosh, dyshohet nga aktivitet kriminal
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ditën e sotme kanë bërë të mundur sekuestrimin e dy llogarive bankare të shtetases T.B., 57 vjeçe, banuese në Vlorë, me një shumë totale prej 298.324 Euro.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



