E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shtyhet seanca për Ajola Xoxën
Lajme

Shtyhet seanca për Ajola Xoxën

Është shtyrë për ditën e nesërme seanca për heqjen e sekuestrove të pasurive dhe telefonit të Ajola Xoxës.

Shkak ka qenë kërkesa e avokatëve të Ajola Xoxës për më tepër kohë për t’u njohur me provat e paraqitura nga SPAK-u. Pas daljes nga GJKKO, Ajola Xoxa nuk ka thënë asnjë fjalë për mediat.

Kujtojmë që ditën e hënë, në datën 10 mars, Prokuroria e Posaçme paraqiti prova të reja.

Gjykata e Posaçme ka caktuar më 12 shkurt për Ajola Xoxën masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, e akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Më herët ndaj Xoxës ishte caktuar masa “Arrest shtëpie”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.