Lapaj tregon arsyen pse vuri babain të parin në listë
Vijon tallja e Kreut të Nismës “Shqipëria Bëhet” për listat e kandidatëve në zgjedhje. Lapaj ka reaguar pas lajmit se në listën e kadidatëve në partinë e tij, garon edhe me të atin Ferman Lapaj.
Në një reagim në rrjete sociale, Lapaj thotë se listat e mbyllura të Nismës “Shqipëria Bëhet” janë të përbëra nga prindërit dhe familjarë të kandidatëve si garanci për listat e hapura.
Sipas Lapajt, të gjithë anëtarët e kryesive të koalicionit garojnë në listë të hapur, përfshirë dhe kryetarët.
Lapaj shton se lista e hapur do të thotë që nuk ka rëndësi renditja e kandidatit, pasi në fund renditja do të bëhet sipas votave që merr secili.
Në fakt, Lapaj vendosi të atin në listë të hapur, që ketë të sigurtë fitoren e tij.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



