E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Vrasja në Shkodër, arrestohet edhe vëllai i autorit. EMRI
Lajme

VIDEO/ Vrasja në Shkodër, arrestohet edhe vëllai i autorit. EMRI

I gjenden në banesë drogë dhe armë, arrestohet nga policia vëllai i autorit të vrasjes së  Angjelin Shkamit disa ditë më parë.

Policia njofton se: nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në zbatim të metodave speciale të hetimit dhe në vazhdimësi të veprimeve operacionale për përcaktimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit A. K. si autor i dyshuar i vrasjes së shtetasit A.Sh. të ndodhur me datë 17.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi:

Klaudio Koçeku, 25 vjeç , banues në fshatin Grude e Re , Shkodër, vëllai i autorit të ngjarjes.

Arrestimi i shtetasit Klaudio Koçeku, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Grude e Re, Shkodër, u gjetën dhe sekuetruan në cilësinë e provës materiale 11 thasë, dhe  2 bidona, me peshë 141 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës u gjeten:

4 (katër) automatik model 56,

1 (një) Çifte,

1 (një) pushkë snajper me dy fishekë,

6 (gjashtë) krëhëra me fishekë model 56,

1 (një) shkop gome

2 (dy) palë pranga policie,

1 (një) silinciator,

1 (një) thikë  dhe 60 fisheke çifte 12 mm,

1 (një) peshore,

10 (dhjetë) fishekë model 54, ku sipas informacioneve policore dyshohen të jenë përdorur për ngjarje kriminale të tjera të cilat do ti nënshtrohen egzaminimit balistik.

Materialet iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në ngarkim të shtetasit Klaudio Koçeku për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotike?ve” “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arme?ve, arme?ve shpe?rthyese dhe i municionit” “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e arme?ve te? ftohta” e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e arme?ve te? gjuetise? dhe sportive” parashikuara nga nenet 283, 278, 279, e 280 të Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.