E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptarët po konsumojnë mijëra kilogram mish pule me salmonelë!
Lajme

Shqiptarët po konsumojnë mijëra kilogram mish pule me salmonelë!

Një tjetër skandal ka përfshirë vendin tonë në lidhje me mishin e importuar nga Brazili.

Mbrëmjen e kaluar në redaksinë e Piranjave ka mbërritur ky denoncim se në 11 mars të këtij viti në portin e Durrësit janë futur 27.000 kilogram mish pule i importuar nga Brazili.

Burimet ekskuzive të Piranjave, pretendojnë se kjo ngarkesë mishi e ardhur nga Brazili dyshohet se është hedhur në treg, pa pritur përgjigjen e analizave.

Ndërkohë që kur kanë dalë analizat, është zbuluar që i gjithë mishi i importuar është i infektuar me bakterin e salmonelës.

Fotot e siguruara ekskluzivisht nga Piranjat.al, të analizave të kryera në ISUV, tregojnë që një sasi prej 27 ton mish pule ka rezultuar me salmonelë. Nuk dihet ku ka përfunduar kjo sasi.

Ministrja Denaj, duhet të informojë urgjentisht publikun a është konsumuar kjo sasi nga qytetarët shqiptarë?

Duke vlerësuar shëndetin e qytetarëve si më të rëndesishëm se çdo gjë tjetër, po e publikojmë si rrallëherë denoncimin, për të kërkuar marrjen e masave urgjente.

Ne si Piranjat, nuk zgjodhëm që të prisnim dhe ta investigonim këtë denoncim, duke vlerësuar se është më i rëndësishëm shëndeti i qytetarëve, që mund ta kenë konsumuar këtë produkt, prandaj vendosëm që ta publikonim në web./Piranjat

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.