E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hakimi i IT së SPAK/ Gazetarja: Kontrolle janë bërë edhe në banesën e një zyrtari të lartë
Lajme

Hakimi i IT së SPAK/ Gazetarja: Kontrolle janë bërë edhe në banesën e një zyrtari të lartë

Një sekretar i një ministrie është thirrur pasi ka shpërndarë materialet

Si u hakeruan kompjuterët e tre prokurorë të SPAK

Gazetarja  Lala ka nxjerr detaje të tjera në emisionin “Opinion” për hakimin që i është bërë IT-s të SPAK. Ajo tha se përveç dy personave që janë të arrestuar, kontroll është bërë edhe në zyrën dhe në banesën të një zyrtari të lartë.

Ajo gjithashtu tha se në SPAK është thirrur edhe një sekretar i përgjithshëm i një ministrie që po ashtu ka bërë shpërndarje të këtyre materialeve. Kontrolle  janë bërë edhe në banesën dhe në zyrën e një ish-zyrtari të lartë i cili ka shërbyer në disa poste kryesore dhe kyçe në administratën shqiptare.

“Deri tani janë dy persona të arrestuar. Është një zyrtar i lartë, nuk mund ta bëj publik emrin. Është një zyrtar i lart i cili i është kontrolluar zyra dhe banesa. Sepse ata kanë shpërndarë. Është thirrur edhe një sekretar i përgjithshëm i një ministrie që po ashtu ka bërë shpërndarje materialesh. Zyrtar i një ministrie që ka shpërndarë materialet e SPAK-ut dhe që është kqyr telefoni dhe është bërë edhe, sigurisht janë marrë të dhënat. Po ashtu është bërë kontroll në banesën dhe në zyrën e një ish-zyrtari të lartë ta saktësoj, i cili ka shërbyer në disa poste kryesore dhe kyçe në administratën shqiptare. Dy personat e arrestuar janë thjesht të një pjesë e hallkës, dhe  aty bëhet fjalë për një skemë mafioze, që sigurisht ka një mendje shumë të thellë dhe që kjo çështje do të ishte për shantazh jo vetëm ndaj njerëzve të politikës por edhe ndaj njerëzve të biznesit. Dhe që sigurisht mund të përdoreshin për gjobvënie, mund të përdoreshin për shantazh në fushatë zgjedhore, mund të përdoreshin për të dëmtuar reputacionin e SPAK-ut, për të dëmtuar prokurorë të caktuar” – tha Lala.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.