Rama me fermerët e Beratit: Anëtarësimi në BE është si të vësh mushkëri të reja
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me fermerët në Berat. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal sërish tek integrimi në BE, për të cilin tha se nuk duhet lëshuar ky shans për hiç gjë.
Më tej Rama tha se me anëtarësimin në BE është si të vësh mushkëri të reja dhe nuk mund të mos i vësh për shkak të disa politikave.
“Na duhet të kapim dhe të mos lëshojmë këtë shans për mustaqet e Çelos. T’i bëjmë hyzmetin këtij shansi dhe të kemi frymëmarrje tjetër. Është si të vësh mushkëri të reja dhe të vraposh me një shpejtësi më të lartë. Nuk mundet dot t’i lësh pa i vënë se ke disa politikëra në kokë. Kjo është kombëtare”, tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



