Bien nga kategoria Skënderbeu dhe Laçi

Tirana fitoi derbin me Dinamon me rezultatin 2-0 falë golave të Rafael në minutën e 29-të dhe Zharmuni në të 88-ën.

Ekipi i drejtuar nga Bledi Shkëmbi e mbyll kampionatin në vendin e tetë dhe do të luftojë në “play-out” për të mbijetuar në Superiore me fituesin e çiftit Besa-Pogradeci, ndeshje e cila zhvillohet ditën e nesërme.

Ndërkaq Skënderbeu u mund 2-1 nga Bylisi në shtëpi dhe bie nga kategoria! Partizani arrin “Final 4” pasi mundi 2-0 Elbasanin me gola të Prekës dhe Eleke.

Vllaznia barazoi me Laçin 1-1 me gola të Balaj dhe Bibo, ndërsa kurbinasit kthehen në kategorinë e parë pas shumë vitesh.

Publikuar nga Publik Media