Del rezultati i votimit në kutinë e parë në Vorë, aty ku dhe votimi ishte elektronik.
Sipas të dhënave zyrtare, në këtë kuti janë regjistruar 124 vota për Partinë Socialiste dhe 42 për Partinë Demokratike, çka përkthehet në një raport dominues prej 70% me 30% në favor të PS-së.
Kandidati i PS-së, Blendi Gonxhja, rezulton grumbulluesi më i madh i votave në këtë zonë, duke sinjalizuar një performancë të fortë të socialistëve në qarkun e Tiranës. Nga ana tjetër, Ilir Alimehmeti, përfaqësuesi i PD-së, mban peshën kryesore të opozitës, megjithatë mbetet në distancë të ndjeshme.
Ky rezultat i parë nuk është përfundimtar, por është një indikacion i hershëm për tendencën që mund të ndiqet edhe në kutitë e tjera. Vorë, si një zonë periferike me rëndësi strategjike në qarkun e Tiranës, pritet të jetë barometër për ecurinë e të dy forcave kryesore politike.