Tiranë/ Tabaku dhe Alimehmeti të preferuarit e demokratëve në Njësinë 10

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin e numërimit elektronik në njësinë numër 10 në Tiranë.

Në njësinë bashkiake nr. 10, një prej dy njësive ku u zhvillua numërimi elektronik rezulton se socialistët kanë preferuar në masë ish ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ai ka marrë 1722 vota preferenciale, i ndjekur nga Erion Braçe që ka marrë 624 vota preferenciale.

Numërimi në Tiranë/ Tabaku dhe Alimehmeti të preferuarit e

Sa i përket kampit të djathtë, më i votuari është Ilir Alimehmeti që ka marrë 848 vota, i ndjekur nga Jorida Tabaku me 590 vota.

Numërimi në Tiranë/ Tabaku dhe Alimehmeti të preferuarit e

Kjo njësi dhe Bashkia e Vorës ishin dy zonat në të cilat u zbatua numërimi elektronik i votës. Por pavarësisht se rezultati duhet të dilte pak minuta pas përfundimit të votimit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, vendosi të shtyjë publikimin e këtij rezultati me kërkesë të opozitës.

Publikuar nga Publik Media